Djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump, dhëndri i tij dhe ish-menaxheri i fushatës do të dëshmojnë përpara komitetit të Senatit që po heton ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e 2016-s.
Donald Trump Jr, Jared Kushner dhe Paul Manafort dyshohen për lidhje me zyrtarë të Moskës.
Kushner do të jetë i pari që do të përballet me pyetjet e panelit në një seancë me dyer të mbyllura në 24 korrik, ndërsa Trump Jr dhe Paul Manafort do të përgjigjen në 26 korrik.
Që të tre ata ishin të pranishëm në takimin e vitit të kaluar me një avokate ruse që pretendonte se kishte në zotërim informacioneve dëmtuese për ish-kandidaten demokrate, Hillary Clinton.
Trump ndërkohë deklaron se nuk do ta kishte caktuar Jeff Session Prokuror të Përgjithshëm po ta dinte se ai do t’i shmangej hetimit për Rusinë.
Vendimin e Sessions, Trump e cilësoi si “tejet të padrejte” dhe në intervistën e dhënë për “Neë York Times”, shprehet se po ta kishte ditur përpara një gjë të tillë, do të caktonte tjetërkënd në krye të Departamentit të Drejtësisë.
Sessions e ka pranuar takimin me ambasadorin rus, por këmbëngul se aty nuk ndodhi asgjë. Ai thotë se u tërhoq nga hetimi jo sepse kishte bërë diçka të papërshtatshme, por sepse kjo kishte qenë kërkesa e Departamentit dhe se procesin po e mbikëqyrte ndihmësi i tij, zëvendës Prokurori i Përgjithshëm, Rosenstein.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...