Kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, fajësoi kundërshtarët e saj politikë për trazirat vdekjeprurëse në këtë vend.
Për pasojë, tha ajo, “është detyruar” të vendosë shtetrrethim.
“Unë nuk e kam dashur këtë. Do ta heqim sapo të përmirësohet situata”, tha Hasina.
Komentet e saj vijnë një ditë pasi Gjykata e Lartë e Bangladeshit hoqi shumicën e kuotave për vendet e punës në Qeveri, të cilat shkaktuan përleshje të dhunshme në të gjithë vendin, tash e sa javë.
Më shumë se 150 persona humbën jetën në përleshjet mes protestuesve dhe policisë.
Protestuesit tani bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministres Hasina.
Por, ajo fajësoi Partinë Nacionaliste të Bangladeshit dhe atë Xhemat-e-Islami – të dyja në opozitë – duke u zotuar se Qeveria e saj do të punojë “për t’i shtypur militantët dhe për të krijuar një mjedis më të mirë”.
ërpara vendimit të gjykatës, Bangladeshi i kishte të rezervuara rreth 30% të punëve të tij qeveritare me pagesë të lartë për fëmijët e atyre që luftuan në luftën e Bangladeshit për pavarësi nga Pakistani, në vitin 1971.
Gjykata vendosi se vetëm 5% e këtyre pozitave mund të rezervohen për të afërmit e veteranëve.
Hasina është vajza e udhëheqësit themelues të Bangladeshit, Sheikh Mujibur Rahman.
Ajo siguroi mandatin e katërt radhazi si kryeministre në muajin janar, por ato zgjedhje u bojkotuan nga partitë kryesore të opozitës./REL/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Çfarë thonë exit poll-et e para?
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...