Kritikut të Kremlinit Alexei Navalny i është ndaluar largimi nga Rusia, një veprim për të cilin ai tha se ishte dizajnuar për të mos e lejuar të marrë pjesë në verdiktin për rastin që ka paraqitur në Gjykatën për të Drejtat e Njeriut.
“Rojet kufitare janë duke thënë që largimi është i ndaluar për mua. Është një letër që thotë se e kam të ndaluar të dal jashtë vendit, por nuk ka shpjegim se pse”, Navalny shkroi në Twitter, transmeton portali arbresh.info.
Ai tha që kishte planifikuar të niset me fluturimin për në Frankfurt dhe pastaj në Strasbourg, ku gjykata pritet të vendosë nëse ndalimi i tij në Rusi këtë vit ishte i motivuar politikisht.
Avokati i Navalny Ivan Zhdanov postoi një fotografi të dokumentit që ndalonte Navalny të largohej nga Rusia.
Rusëve mund t’u ndalohet të largohen nga vendi nëse kanë gjoba apo borxhe të papaguara.
Navalny shkroi në blogun e tij në internet se ai ishte i sigurt se nuk kishte detyrime të tilla të papaguara financiare.
Avokuesi 42-vjeçar i luftës kundër korrupsionit u lirua nga një qendër ndalimi në Moskë muajin e kaluar pasi u dënua me 20 ditë për organizimin e protestave anti-Kremlin.
Ai gjithashtu ka shërbyer një dënim 30-ditor në shtator për organizimin e një tubimi në fillim të vitit.
Amnesty International pastaj e përshkroi atë si një të burgosur të ndërgjegjes dhe tha se nuk kishte kryer asnjë krim.
Navalny erdhi në dukje si një organizator i tubimeve kundër presidentit Vladimir Putin që tronditi Rusinë në 2011 dhe 2012 pas akuzave për manipulim të votave në sondazhet parlamentare.
Retorika e tij anti-korrupsion është veçanërisht popullore me të rinjtë që e ndjekin atë në internet./Arbresh.info/
Edi dyshon: Kur vjen motra me të thanë për babë nuk është mi...
Lirohet pa akuza gruaja iraniane që u zhvesh në shenjë prote...
Sam Altman i OpenAI pjesë e qeverisë së San Franciskos
Rizvanolli njofton se po shqyrtohet mundësia për prodhimin e...
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...