Lideri verikorean, Kim Jong Un, e ka shkarkuar shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë, Pak Su Il dhe ka bërë thirrje për rritje të përgatitjeve për luftë në “mënyrë ofensive”, përfshirë rritjen e prodhimit të armëve dhe kryerjen e sa më shumë stërvitjeve, ka raportuar media shtetërore të enjten.
Me një cigare në dorë, Kim është parë duke folur në një dhomë plot me gjeneralë ushtarakë, dhe duke bërë me gisht nëpër harta, teksa ka diskutuar “veprime të mëdha ushtarake” kundër Koresë Jugore, në një takim me Komisionin Qendror Ushtarak.
Agjencia shtetërore e lajmeve ka thënë se agjenda e takimit – i cili është mbajtur vetëm disa ditë pasi Kim i ka inspektuar fabrikat kryesore të armëve – ka qenë rreth përgatitjeve për luftë dhe që lideri verikorean të sigurohet se ekziston “gatishmëri perfekte për të luftuar”.
Ky takim zhvillohet teksa Seuli dhe Uashingtoni përgatiten për stërvitje të mëdha ushtarake këtë muaj.
Këto stërvitje Koreja Veriore i sheh si përgatitje për pushtim, andaj ka paralajmëruar për hapa të jashtëzakonshëm si kundërpërgjigje.
Hulumtuesi Cheong Seong-chang i Institutit Sejong, ka thënë se gjenerali Pak është ngritur në pozitë në fund të vitit të kaluar, por ai mund të jetë shkarkuar “për shkak se nuk ka demonstruar kompetencë të mjaftueshme në fushën e operacioneve ushtarake”.
“Kim Jong Un ka shfaqur tendencë për t’i zëvendësuar zyrtarët kur ai beson se ata nuk kanë aftësi për t’i kryer detyrat”, ka thënë ai.
Konflikti, i cili ka ndarë në dysh Gadishullin Korean, ka përfunduar më 1953, me një armëpushim dhe jo traktat për paqe.
Të dyja shtetet kanë qenë teknikisht në luftë prej atëherë, dhe shpesh janë përfshirë në situata tensionuese./rel/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...