Presidenti palestinez Mahmoud Abbas i ka dhënë fund të gjitha marrëveshjeve dhe mirëkuptimeve me Izraelin dhe Shtetet e Bashkuara, sipas agjencisë së lajmeve Wafa.
“Organizata e Çlirimit të Palestinës dhe Shteti i Palestinë janë të shfajësuara që nga sot nga të gjitha marrëveshjet dhe mirëkuptimet me qeveritë izraelite dhe amerikane dhe të gjitha obligimet e bazuara në këto marrëveshje, përfshirë edhe ato të sigurisë”, Wafa citon Abbas të ketë thënë, transmeton portali arbresh.info.
Duke folur pas një takimi të udhëheqjes palestineze në Ramallah, udhëheqësi 85-vjeçar tha se aneksimi i Izraelit i ndonjë pjese të Bregut Perëndimor të okupuar do të prishë shanset për një zgjidhje dy-shtetesh.
Abbas ka bërë kërcënime të shumta të mëparshme për t’i dhënë fund bashkëpunimit të sigurisë me Izraelin pa i ndjekur përfundimisht. Ai nuk dha detaje rreth asaj që do të thoshte deklarata e tij e fundit në praktikë.
Abbas shtoi se Izraeli tani do të duhet të “kryejë të gjitha përgjegjësitë dhe detyrimet para bashkësisë ndërkombëtare si një fuqi okupuese mbi territorin e shtetit të okupuar të Palestinës”, sipas Wafa.
Shtetet e Bashkuara, si “partner kryesor me qeverinë e okupimit izraelit”, do të jenë “plotësisht përgjegjës për shtypjen e popullit palestinez”, tha Abbas./arbresh.info/
“Kjo dëshiron që unë të them kam pëlqim për të”, Driloni fle...
Rama: Qendra Kulturore Kombëtare për Fëmijë po rilind me një...
Hill: SHBA-ja nuk sheh prova që e lidhin Beogradin me sulmin...
Detaje të reja për të dyshuarin e sulmit në tregun e Krishtl...
Vetaksident në magjistralen Pejë-Prishtinë, vdes një person
Zëvendëskryeministri italian vjen në Kosovë, viziton KFOR-in...