Përplasja midis Izraelit dhe Palestinëz ka arritur në një nivel të ri, teksa deklaratat nga të dy anët e kufirit vijojnë të bëhen më provokuese.
Së fundmi është Presidenti palestinez Mahmoud Abbas që ka nxehur gjakrat, pasi në një takim në Bregun Perëndimor ka thënë se Holokausti ndaj hebrenjve ishte rezultat i aktiviteteve të tyre financiare, pra borxheve që ata kishin dhe jo antisemitizmit në Gjermaninë e Hitlerit.
Ai e përshkroi funksionin e tyre shoqëror si “fajdexhinj”. Ndërkohë zëdhënësi i kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dënoi gjuhën e përdorur nga Abbas dhe tha se komentet ishin “antisemite dhe patetike”.
Michael Oren, zëvendësministri i diplomacisë së Izraelit, tha me ironi: “Mahmoud Abbas thotë se hebrenjtë që huazonin para provokuan Holokaustin … Tani po që ka një partner paqeje”.
Fjalimi 90 minutësh në arabisht i Abbas përfshinte një seksion mbi pikëpamjen e udhëheqësit palestinez për historinë e hebrenjve evropian, bazuar në atë që ai tha se ishin libra nga “autorë çifutë sionistë”.
Judenjtë në Evropën Lindore dhe Perëndimore, tha ai, ishin periodikisht të nënshtruar ndaj masakrave gjatë shekujve, duke arritur kulmin në Holokaust.
“Por pse ndodhi kjo?”, pyeti ai. “Ata thonë, ‘Kjo ndodhi për shkak se ne jemi hebrenj’. Unë do t’ju sjell tre hebrenj, me tre libra që thonë se armiqësia ndaj hebrenjve nuk ishte për shkak të identitetit të tyre fetar, por për shkak të funksionit të tyre shoqëror. Kjo është një çështje tjetër. Pra, çështja hebraike që ishte e përhapur në të gjithë Evropën nuk ishte kundër fesë së tyre, por kundër funksionit të tyre shoqëror që lidhet me fajdet [huazimin e paskrupullt të parave] dhe bankat”, u shpreh Abbas.
Abbas gjithashtu mohoi se çifutët Ashkenazi – hebrenj nga Gjermania dhe Evropa veri-lindore – ishin në fakt semit, duke thënë, “Ata nuk kanë lidhje me njerëzit semitë”. Hebrenjtë Ashkenazi përbëjnë një nga komunitetet më të mëdha të Izraelit, duke i dhënë shtetit një linjë të gjatë të kryeministrave, përfshirë edhe Benjamin Netanjahun./gsh/
Arsyet përse gripi zgjat dhe nuk largohet lehtë, ja çfarë su...
Notat e lojtarëve: Real Madrid 1-3 Milan, Maignan heroi i ...
Dita e Zgjedhjeve përgjithësisht e qetë, me probleme dhe von...
Çështjet që shqetësojnë votuesit janë demokracia dhe ekonomi...
Kevini mundohet ta puthë Anën, kjo e fundit befason me vepri...
Disa fakte për zgjedhjet në SHBA