Gjykata e lartë në Holandë shpalli fajtor Geert Wilders, liderin e Partisë për Liri (PVV) të ekstremit të djathtë, për “fyerje të një grupi të pakicës”, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një deklaratë, gjykata tha se Wilders, i cili u përball me proces gjyqësor për gjashtë vjet për shkak të deklaratave të tij për marokenët në mars të vitit 2014, u shpall fajtor për “fyerje të një grupi”, por u lirua nga akuza për “nxitje të diskriminimit” të vendosur nga një gjykatë më e ulët katër vjet më parë dhe akuza “gjuhë e urrejtjes” e kërkuar nga prokurori.
Në deklaratë thuhet se Wilders nuk do të paguajë gjobën prej 5 mijë eurosh të kërkuar nga zyra e prokurorit pasi ai ka paguar çmim të mjaftueshëm me shpalljen fajtor për deklaratat e tij për vite me radhë si një deputet të zgjedhur në mënyrë demokratike.
Ndryshe, procesi gjyqësor kundër liderit të PVV-së filloi pas deklaratave të bëra gjatë zgjedhjeve lokale më 19 mars 2014.
Gjatë një mbledhjeje ku vlerësoheshin rezultatet zgjedhore, ai pyeti nëse “në këtë qytet dëshironi shumë apo pak marokenë”, ndërsa pas përgjigjes “pak, pak”, ai tha se “Do të bëjmë atë që duhet”.
Pas deklaratave që ngjallën reagime, Wilders u përball me 6.400 kallëzime penale në prokurori nga organizatat marokene të shoqërisë civile, disa komuna dhe institucione holandeze dhe qarqe të tjera.
Gjykata e shpalli fajtor Wilders-in për fyerje të një grupi pakice dhe nxitje të diskriminimit, por gjykoi të mos jepet dënim shtesë pasi cilësoi se vetë shpallja e tij fajtor është dënim i mjaftueshëm për një deputet të zgjedhur. Wilders u lirua nga akuza për “gjuhë të urrejtjes”.
Vendimi ishte transferuar në gjykatën e lartë nga vetë Wilders dhe nga Prokuroria e Holandës.
Haxhiu: Prokuroria Speciale t’i përgjigjet kërkesës së Kurti...
AUV në pritje të analizave për mandarinat e importuara nga S...
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...