Teksa pritej një proces tranzicioni civil dhe politik pas grushtit ushtarak të 18 gushtit në Mali, junta ushtarake Komiteti Kombëtar për Shpëtimin e Popullit (CNSP) shpalli “president” liderin e komitetit Assimi Goita, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në gazetën zyrtare u publikua një dokument me 41 nene të nënshkruar nga Goita i cili është përgatitur nga CNSP, ku njoftohen “detyrat dhe të drejtat themelore”.
Në nenin 32 të dokumentit thuhet se lideri i CNSP-së do të kryejë detyrën e presidentit.
Nenet në dokumente thuhet se do të zbatohen si “shtesë” e ligjeve të kushtetutës të vitit 1992 dhe se ato mund të humbasin vlefshmërinë me pranimin e rregullores lidhur me procesin e tranzicionit.
Junta ushtarake në natën e grushtit premtoi nga televizioni shtetëror tranzicion politik dhe civil. Ajo për këtë zhvilloi bisedime të ndryshme me Komunitetin Ekonomik të Shteteve të Afrikës Perëndimore (ECOWAS).
Delegacioni nga ECOWAS gjatë vizitës së tij në rajon më 22-24 gusht kishte njoftuar se procesi i tranzicionit nuk duhet të jetë më shumë se një vit.
Në samitin që ECOWAS-it do të mbajë sot nëpërmjet videokonferencës, pritet që delegacioni që vajti në Mali të transmetojë pikëpamjet e tij.
Junta ushtarake në Mali
Një grup ushtarësh që u rebeluan në garnizonin e rajonit Kati, 15 kilometra larg kryeqytetit Bamako, dhe që kishin rol të rëndësishëm në rrëzimin e ish-presidentit Amadou Toumani Toure në vitin 2012, më 18 gusht të martën lëvizën drejt kryeqytetit me automjete ushtarake.
Ndërtesat qeveritare dhe institucionet zyrtare u evakuuan, ndërsa disa ministra dhe ushtarakë të rangut të lartë u arrestuan.
Presidenti İbrahim Boubacar Keita u mor nga rezidenca e tij nga ushtarët pasdite dhe u dërgua në kazermat në Kati, ku filloi grushti i shtetit, dhe në mesnatë, nga televizioni shtetëror, ai njoftoi dorëheqjen.
Disa orë pas dorëheqjes së Keitas, puçistët njoftuan në televizion se zgjedhjet do të mbaheshin brenda një kohe të shkurtër, duke paralajmëruar një periudhë tranzicioni politik dhe civil.
Shqipëria pranohet si Vëzhguese në Rrjetin Evropian të Admin...
Kush do të largohet e kush “rikthehet”? Sonte ju pret një pr...
Kosovarët pa viza edhe në Tajvan
Osmani bashkë me Hovenierin dhe ushtarët në kampin Bondsteel...
Çiftet e rrethit të parë të Kupës së Kosovës, lehtë për favo...
Trafiku Urban thotë se janë eliminuar paqartësitë rreth proc...