Liderët separatistë të Katalonisë do të paraqiten para gjykatës në Madrid, për t’iu përgjigjur akuzave të rebelimit dhe kryengritjes, edhe pse ish presidenti i rajonit Carles Puigdemont ka thënë se nuk do të shkojë.
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy shkarkoi Puigdemont dhe qeverinë e tij të premten, disa orë pasi parlamenti shpalli njëanshmërisht pavarësinë, transmeton portali arbresh.info
Puigdemont tha se ai do të injorojë urdhrin e gjykatës për t’iu përgjigjur akuzave ndaj shtytjes së pavarësisë së vendit, por se ishte gati të dëshmojë nga Belgjika, ku ka udhëtuar me disa anëtarë të kabinetit të shkarkuar.
15 të tjerë që do të dëshmojnë janë ish-nënkryetari i Puigdemont, Oriol Junqueras, tetë anëtarë të tjerë të kabinetit të tij të shkarkuar dhe gjashtë ligjvënës të lartë rajonalë, përfshirë kryetarin e parlamentit katalan, Carme Forcadell./arbresh.info/
Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës
‘Kevin, të dua shumë’ – Ana i dërgon mesazh nga jashtë
Izraeli godet me raketa një ndërtesë në Bejrut, të paktën 4 ...
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë...
Trump zgjedh financierin Scott Bessent për Sekretar të Thesa...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për fundjavën