Liderët e vendeve që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

11:12 | 2 Tetor 2020
Arbresh.info

Lajmi për infektimin me koronavirus të Donald Trump ka shqetësuar shumë votues amerikan.

Arbresh.info sjell më poshtë listën e liderëve të tjerë që rezultuan pozitiv.

  1. Boris Johnson – Kryeministri britanik ka kaluar tre netë në kujdesin intensiv në muajin prill, pasi rezultoi pozitiv me koronavirus. Pas largimit nga spitali, Johnson pranoi se ishte shume afër vdekjes.
  2. Juan Orlando Hernandez – Presidenti i Hondurasit ka bërë të ditur lajmin se ai, gruaja e tij dhe dy ndihmësit e tij kanë rezultuar pozitiv me koronavirus.
  3. Jair Bolsonaro – Presidenti i Brazilit ka rezultuar pozitiv me koronavirus në muajin korrik, kurse më parë kishte rezultuar tre herë negativ. Ai vazhdimisht ka nënvlerësuar gjendjen e krijuar nga pandemia COVID-19 madje e kishte quajtur edhe “grip i lehtë”.
  4. Alejandro Giammattei – Presidenti i Guatemala ka rezultuar pozitiv në testin e tij të gjashtë, në muajin shtatorë. Giammattei nuk kishte treguar simptoma të COVID-19 por vetëm kishte pasur dhimbje të trupit dhe një kollë të lehtë, shkruan BBC./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme