Liderët e Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kanë zhvilluar një takim virtual të premten, ku është theksuar përkushtimit për të ndalur pushimin rus të Ukrainës, që ka nisur një vit më parë.
Para takimit, Shtetet e Bashkuara njoftuan për një pako të re të ndihmës ushtarake për Ukrainën në vlerë prej 2 miliardë dollarësh dhe po ashtu vendosën sanksione të reja ndaj Rusisë që synojnë të dëmtojnë makinerinë ushtarake të Kremlinit.
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida, tha se G7 ka bërë thirrje që shtetet e tjera që të mos i dërgojnë ndihmë ushtarake Rusisë, që ka pushtuar disa pjesë në lindje dhe jug të Ukrainës, por ka dështuar që të arrijë qëllimin kryesor të nisjes së luftës, atë të rrëzimit të Qeverisë pro-perëndimore ukrainase dhe të pushtimit të kryeqytetit ukrainas, Kiev.
Kishida nuk përmendi me emër asnjë shtet, edhe pse Rusia ka përdorur dronët iranianë në Ukrainë dhe Uashingtoni së fundmi ka paralajmëruar Pekinin që të mos furnizojë me armë Moskën. Kina ka mohuar këto akuza.
“Është diskutuar për mbështetjen ushtarake për Rusinë nga shtetet e treta. G7 u bën thirrje këtyre shteteve që të ndërprenë këtë lloj mbështetjeje”, tha Kishida.
Japonia, që udhëheq presidencën e G7-s është duke e shqyrtuar mundësinë që ta ftojë Zelenskyn që të marrë pjesë personalisht në samitin e këtij grupi që do të mbahet në Hiroshima në maj të këtij viti.
Gjatë kësaj jave, Japonia po ashtu ka njoftuar se do t’i japë Ukrainës ndihmë të re financiare në vlerë prej 5.5 miliardë dollarësh./rel
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...