Në samit bisedohet për draftin “Kuadri Financiar Shumëvjetor” që do të përcaktojë paketën ekonomike të shpëtimit prej 750 miliardë eurosh.
Liderët e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian janë takuar për të biseduar mbi paketën e shpëtimit të përgatitur për të luftuar me rezultate ekonomike ndaj koronavirusit të ri (COVID-19) si dhe buxhetin e së ardhmes.
Sesionet e ditës së tretë të Samitit të liderëve të BE-së po zhvillohen në kryeqytetin e Belgjikës, Bruksel.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, si kryesuese e BE-së, tha se palët janë duke marrë qëndrime të ndryshme ndërsa sot ndoshta nuk mundet të arrihet ndonjë rezultat.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron shprehu besimin se marrëveshja është e mundur, pavarësisht mosmarrëveshjeve dhe ndjeshmërive të ndryshme në lidhje me dimensionin e paketës së shpëtimit dhe çështjeve tjera.
– Lidhur me samitin
Samiti kryesohet nga presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel ndërsa marrin pjesë krerët shtetërorë ose qeveritarë të 27 vendeve anëtare si dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Në samit bisedohet për draftin “Kuadri Financiar Shumëvjetor” që do të përcaktojë paketën ekonomike të shpëtimit prej 750 miliardë eurosh të përgatitur kundër ndikimeve të pandemisë ndaj ekonomisë si dhe buxhetit të BE-së prej rreth 1 trilion eurosh për vitet 2021-2027.
Paketa dhe buxheti duhet të përcaktohen me votë unanime të anëtarëve.
– Diskutime
Holanda, Danimarka, Suedia dhe Austria katër vende të cilat cilësohen si “4 kursimtarë” brenda vendeve të BE-së janë skeptike ndaj fondeve të paketës së shpëtimit.
Këto vende kërkojnë që kreditë vendeve të BE-së t’u jepen me “kusht” dhe të paguhen në të ardhmen. Gjithashtu ata kërkojnë një mekanizëm të fortë që do të auditojë në rast të dhënies së fondeve.
Hungaria dhe Polonia janë kundër asaj që fondet e BE-së të kushtëzohen në sundimin e ligjit. Në rast të tillë mendojnë të vendosin veto.
Vendimi rreth buxhetit dhe paketës së shpëtimit të BE-së merret me votat unanime të vendeve anëtare të Këshillit Evropian dhe miratimit të Parlamentit Evropian./AA/
Sot nis Fest 63 – Për 4 net, 30 artistë në garë
Vrasja e dyfishtë në Gjakovë, ngritet aktakuzë ndaj dy të dy...
Zelensky thotë se kurrë nuk ka pasur marrëveshje të arritur ...
Osmani: Sllovenia është një nga aleatët dhe miqtë më të ngus...
Nesër mbahet mbledhja e përbashkët e kuvendeve Kosovë-Shqipë...
Antidroga gjen drogë duke u përpunuar në një laborator, arre...