Presidenti i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker dhe presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, kanë dhënë lamtumirën duke dorëzuar detyrat e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).
Tusk detyrën e tij ia dorëzoi ish-kryeministrit spanjoll, Charles Michel, gjatë një ceremonie të zhvilluar në ndërtesën e Këshillit të BE-së.
Michel dhe Tusk pasi u përqafuan “në mënyrë të sinqertë” uruan njëri tjetrin për suksese të mëtejshme.
Ndërsa Juncker, para se të dorëzonte detyrën tek Ursula von der Leyen u adresuan në konferencën e fundit të tij për media.
“Nuk do t‘i falenderoj gazetarët, sepse nuk e shoh të drejtë një marrëdhënie të tillë mes gazetarëve dhe politikbërësve. Gazetarët nuk janë miqtë tanë, nuk janë as skllevër”, ishin fjalët e Juncker të cilat shkaktuan të qeshura në sallë.
Juncker përfundoi fjalën e tij duke u shprehur “po e përfundoj konferencën për media sepse më ka marrë uria”.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës