Liderët botërore shprehin trishtimin e tyre për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeta II

21:29 | 8 Shtator 2022
Trina Galanxhi

Liderë nga e gjithë bota kanë folur për trishtimin e tyre për vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II.

Presidenti i SHBA Joe Biden foli me dashuri për takimin e tyre të parë në 1982 dhe së fundmi kur ajo e priti atë gjatë një udhëtimi jashtë shtetit në 2021, transmeton portal arbresh.info

“Ajo na magjepsi me zgjuarsinë e saj, na emocionoi me mirësinë e saj dhe ndau bujarisht me ne mençurinë e saj. Ajo qëndroi në solidaritet me Shtetet e Bashkuara gjatë ditëve tona më të errëta pas 11 shtatorit, kur ajo na kujtoi në mënyrë prekës se pikëllimi është çmimi që paguajmë për dashurinë”, tha Joe Biden.

Presidenti francez Emmanuel Macron bëri homazhe, duke thënë se Mbretëresha ishte një monarke “zemërdashës” dhe një “mike e Francës”.

“Madhështia e saj Mbretëresha Elizabeth II mishëroi vazhdimësinë dhe unitetin e kombit britanik për më shumë se 70 vjet. E mbaj mend si një mike të Francës, një mbretëreshë zemërmirë që ka lënë një përshtypje të qëndrueshme në vendin e saj dhe në shekullin e saj”, tha Macron.

Ndërkohë, kancelari gjerman Olaf Scholz e përshkroi Mbretëreshën si një “model dhe frymëzim për miliona”.

Ai vlerësoi rolin e saj në riparimin e marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë pas “tmerrit të Luftës së Dytë Botërore”.

Kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se mbretëresha Elizabeth ishte “një nga njerëzit e tij të preferuar në botë”, ndërsa ka shtuar se do të ndjejë mungesën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme