Udhëheqësit në të gjithë botën sot i dërguan mesazhe mbështetëse dhe i uruan shërim të shpejtë presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe bashkëshortes së tij Melania, të cilët rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit (COVID-19).
Presidenti rus Vladimir Putin i uroi Trumpit dhe bashkëshortes së tij shërim të shpejtë.
Në një telegram të postuar në faqen zyrtare të kabinetit të presidentit rus, Putin i shprehu mbështetjen e plotë çiftit “në këto kohë të vështira”.
“Unë jam i sigurt se vitaliteti, qetësia dhe optimizmi juaj do t’ju ndihmojnë të luftoni me virusin e rrezikshëm”, tha Putin.
Kancelarja gjermane, Angela Merkel po ashtu dërgoi mesazhe mbështetëse.
“Shpresoj që së shpejti të tejkaloni infeksionin dhe të jeni plotësisht të shëndetshëm”, tha ajo, shpërndau zëdhënësi i saj Steffen Seibert në Twitter.
Kreu i NATO-s, Jens Stoltenberg gjithashtu u uroi shërim të shpejtë.
“Urimet e mia më të mira i përcjell Donald Trumpit dhe Zonjës së Parë të SHBA-ve. Shpresoj që së shpejti të shërohen nga COVID-19”, tha Stoltenberg në Twitter.
Ndër udhëheqësit që i uruan shërimin çiftit Trump është presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.
“COVID-19 është një betejë që ne të gjithë vazhdojmë të luftojmë. Për çdo ditë. Pavarësisht se ku jetojmë”, thuhet në mesazh.
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhan Ghebreyesus, gjithashtu iu bashkua urimeve të mira.
Presidenti amerikan Trump tha sot se ai dhe bashkëshortja e tij Melania janë infektuar me COVID-19 si dhe një nga bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë.
“Menjëherë do të fillojmë karantinën dhe procesin e kurimit. Ne do ta tejkalojmë këtë së bashku”, tha Trump në Twitter.
Njoftimi erdhi disa orë pasi Hope Hicks, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Trumpit, konfirmoi se është infektuar me koronavirus.
Në SHBA deri më tani më shumë se 207.800 njerëz kanë vdekur si pasojë e COVID-19 ndërsa më shumë se 7.27 milionë janë infektuar, tregojnë të dhënat e Universitetit “Johns Hopkins”./AA/
Studimi: Qëndrimi ulur për orë të gjata mund të dëmtojë shën...
Edi për Xhenetën, nuk e mohon se mund të ketë diçka
Gjashtë lëndë ushqyese që ndihmojnë në ndërtimin e muskujve ...
Harta e akneve në fytyrë, mesazhet e fshehura të shëndetit
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...