Bazuar në dokumentet e sekuestruara, u vërtetua se agjentët po punonin për krijimin e një baze ushtarake ruse në Libi, duke parandaluar SHBA-në të krijojë bazën e saj, si dhe për të kontrolluar industrinë e naftës dhe gazit në Libi.
Qeveria e Libisë ka zbuluar aktivitete të kryera në vend nga agjentët rusë Maxim Shogali dhe Samer Suefan, të cilët më parë u kapën në territorin libian.
Në një njoftim nga zyra për media e operacionit libian “Vullkani i Tërbimit” thuhet se dy agjentët kanë punuar në kompaninë “Vlevsky Astrov”, në pronësi të Yevgeni Prevegon, të cilët dërguan raporte mbi gjendjen ushtarake dhe ekonomike të Libisë.
Po ashtu, theksohet se agjentët në vazhdimësi janë takuar me Saif al-Islam Gaddafi, i cili kërkohet nga gjyqësori libian.
Theksohet se kompania “Vlevsky Astrov” ka punuar që në zgjedhje eventuale në Libi të fitojnë emra të afërt me Rusinë.
“Hetimi ka vërtetuar se dy agjentët në fjalë janë ndihmuar nga dy agjentë të tjerë, Alexander Nevsky dhe Konstantin Alexander. Ata organizuan vula të falsifikuara për të kryer transaksione financiare. Ata filluan të angazhojnë libianë për të ndikuar në zgjedhjet që do të mbahen ditëve të ardhshme, si dhe për të mbledhur informacione”, thuhet në njoftim.
Bazuar në telefonat mobil, laptopët dhe dokumentet e sekuestruara, u vërtetua se agjentët po punonin për krijimin e një baze ushtarake ruse në Libi, duke parandaluar SHBA-në të krijojë bazën e saj, si dhe për të kontrolluar industrinë e naftës dhe gazit në Libi./AA/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?