Rojtarët e Libisë në dy operacione të veçanta kanë shpëtuar rreth 278 emigrantë që për synim kishin arritjen në vendet Europiane.
Në njërin operacion janë shpëtuar 150 emigrantë, shumica afrikanë, pasi anija e tyre u dëmtua dhe filloi të fundoset në bregun Sabrata, 70 kilometra në perëndim të Tripolit, tha zëdhënësi i marinës Ayoub Qassem.
Sipas deklaratës në bord kanë pasur edhe grad he fëmijë, transmeton portali arbresh.info
Një dëshmitar tha se trafikantët e njerëzve i kishin nxjerrë emigrantët në det dhe i lanë aty pas heqjes së motorit dhe menjëherë anija e kishte filluar të fundoset, duke rrezikuar jetën e njerëzve.
Në operacionin e dytë janë shpëtuar 128 emigrantë, duke përfshirë 14 gra, që po rrezikonin jetën në ujrat afër portit Zaëiya mes Sabratës dhe Tripolit.
Trafiku me qenie njerëzore ka lulëzuar që nga viti 2011, pas rrëzimit dhe vrasjes së diktatorit Moamet Gaddaf.
Dhjetëra mijëra emigrantë kanë paguar kontrabandistët për t’i ndihmuar ata që të kalojnë Detin Mesdhe nga Libia dhe të udhëtojnë drejt Europës.
Që nga janari i këtij viti rreth 100 mijë emigrantë kanë udhëtuar drejt Detit Mesdhe, ndërsa rreth 85 mijë kanë arritur në Itali nga Libia, ka deklaruar IOM.
IOM deklaron se vetëm këtë vit janë mbytur rreth 2,360 emigrantë në ujrat e Detit Mesdhe./Arbresh.info
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...