Libianët kanë protestuar kundër Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit i cili duke ndaluar prodhimin dhe eksportimin në fushat e naftës ka privuar popullin nga të ardhurat e naftës, raporton Anadolu Agency (AA).
Në kryeqytetin e Libisë, Tripoli, qindra libianë u mblodhën para Kompanisë Kombëtare të Naftës duke brohoritur me sloganet “Libia është një atdhe i vetëm, jo lindor-perëndimor”, “Nafta e Libisë është e të gjithë libianëve”, “Ndërprerja e naftës është të mbysësh të gjithë libianët”, etj.
Kryetari i Sindikatës së kompanive ajrore libiane, Said Abdullah në një deklaratë për AA tha se ndërprerja e burimeve të naftës së Tripolit është e papranueshme dhe se rubinetet e naftës duhet të hapen sërish.
“U bëj thirrje vëllezërve tanë në lindje të Libisë të heqin dorë nga qëndrimi i papranueshëm të cilin e kanë provuar disa milicë që kanë dashur t’i bëjnë keq Libisë më parë. Ejani të bashkohemi, sepse shteti nuk është një institucion ku zbatohet vetëm një urdhër. Përkundrazi përbëhet nga institucionet. Edhe institucioni i kompanisë kombëtare të naftës së Libisë është një prej institucioneve shtetërore dhe është pronë e të gjithë libianëve”, tha Abudallah duke bërë të ditur se nafta është burim i ushqimit për të gjithë libianët.
– “Nafta është vija jonë e kuqe”
Gjithashtu edhe inxhinierja libiane e naftës, Amine Hilali tha se është e papranueshme ndërprerja e rrjedhës së naftës dhe ndalimi i eksportit të saj dhe se kjo gjë nënkupton ndërprerjen e ushqimeve për njerëzit.
Ajo thekson se ndërprerja e rrjedhës së naftës do të shkaktojë probleme në shumë fusha nga elektriciteti, shëndetësia dhe deri në arsim për të gjitha rajonet nga lindja deri në perëndim të Libisë. Sipas saj, kjo situatë do të ndikojë negativisht, veçanërisht për Tripolin.
“Ndalimi i rrjedhës së naftës do të thotë shkatërrimin e shtetit deri në rrënjë. Ky qëndrim nuk është as moral, as njerëzor dhe as fetar. Ne duam shtet civil. Nuk duam shtet ushtarak i cili do ta tërheqë Libinë në një krizë më të madhe se ajo në të cilën ndodhet. Ne nuk përfshihemi në çështjet politike, por nafta është vija jonë e kuqe. Ndalimi i rrjedhës së naftës është krim dhe këtu jemi mbledhur që kjo të bëhet e ditur për të gjithë”, tha Hilali.
Kreu i institucionit Kombëtar të Naftës i lidhur me Qeverinë e Pajtimit Kombëtar (GNA) me legjitimitet ndërkombëtar, Mustafa Sanallah në një deklaratë më 10 shkurt tha se për shkak të mbylljes se linjave të tubacionit të naftës që vijnë nga fusha e naftës Sherare janë detyruar të ndalojnë prodhimin në rafinerinë Zawiya.
Drejtori i Bankës Qendrore të Libisë, Sadiq al-Kabir, në një deklaratë në janar ka thënë se në Bankën Qendrore nuk kanë mbërritur të ardhura nga nafta.
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...