Google ADS

Libi, në një sulm me dron vriten dy komandantë të forcave të Haftarit

12:23 | 14 Shtator 2019
Arbresh.info

Të paktën tre ushtarë janë vrarë, përfshirë dy komandantë, në një sulm të forcave të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë të njohur ndërkombëtarisht mbi forcat besnike të gjeneralit Khalifa Haftar, në jug të Tripolit, raporton Anadolu Agency (AA).

Forcat e Khalifa Haftarit përmes një deklarate konfirmuan se sulmi është kryer nga një fluturake pa pilot dhe me këtë rast u vranë koloneli Abdulvahhab al-Makri, kapiteni Muhsin al-Kani dhe ushtari Abdulazim al-Kani.

Forcat e Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë kanë thënë më herët se goditën dhe shkatërruan qendrën e operacioneve në bazën ajrore të Haftarit Jufra. Ata gjithashtu pretendojnë se gjashtë oficerë të huaj u vranë në sulm.

Forcat e Haftarit kanë sulmuar Tripolin që nga prilli, me më shumë se 1.000 të vrarë dhe 5.500 të plagosur në përleshjet në kryeqytetin libian deri më tani.

Libia është zhytur në trazira që nga viti 2011, kur sundimtari shumëvjeçar Muammar Gaddafi u përmbys dhe u vra në një kryengritje të përgjakshme të mbështetur nga NATO pas katër dekadash në pushtet.

Vendi i pasur me naftë që atëherë drejtohet nga dy qeveri rivale, njëra në lindje të Libisë me të cilën udhëheq gjenerali Haftar dhe GNA me qendër në Tripoli, e cila gëzon mbështetjen e OKB-së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme