Ushtria e Libisë njoftoi se ka marrë në dorëzim 8 të burgosur të cilët mbaheshin peng nga milicët e Khalifa Haftarit, liderit të forcave të armatosura jolegjitime në lindje të vendit.
Zëdhënësi i Departamentit të Operacioneve të Përbashkëta Sirte dhe Jufra të Ushtrisë Libiane, gjenerali Abdulhadi Darah për AA tha: “Morëm në dorëzim nga elementët në rajonin Perëndimor 8 persona të cilët mbaheshin të burgosur nga milicët e Haftarit. Dorëzimi u realizua në rajonin Dera nr. 50 të Sirtes”.
Darah tha se 4 nga të burgosurit janë nga qyteti Gharyan, 3 nga Misrrata dhe një nga Asbia ndërsa vazhdojnë punimet e Komitetit të përbashkët për lirimin e të burgosurve të tjerë të mbetur.
Libia është përfshirë në luftë civile dhe kriza politike që nga revolucioni i shkurtit 2011 që i dha fund regjimit të Muammar al-Gaddafit. Pjesa perëndimore e vendit, përfshirë kryeqytetin Tripoli ndodhet nën dominimin e forcave të ushtrisë të lidhur me qeverinë legjitime në praninë e OKB-së ndërsa pjesa lindore e vendit ndodhet nën kontrollin e milicëve të puçistit Khalifa Haftar./AA/
Osmani takoi Komisioneren për Zgjerim, theksoi rëndësinë e a...
Xheneta, Drilonit: Me qenë ti vëllai im, do më kishte ardhur...
Kasanof takim me Ramën: Mbështetje Shqipërisë për çështje ky...
Nëntë filma të shfaqur në DokuFest në listë të gjatë për Çmi...
Sinani thotë se autoritetet serbe ia ndaluan ministrit Çeku ...
Për çfarë arsye do ndahej Lela nga Leo?