Gjatë ditës së djeshme në Liban shpërthyen protestat shkaku i planeve të qeverisë për të vendosur një tarifë për thirrjet mbi aplikacionin WhatsApp dhe aplikacioneve tjera të ngjashme në kohën e krizës ekonomike, raporton AA.
Qindra njerëz dolën për të protestuar në rrugë në mbarë vendin, përfshirë edhe kryeqytetin Bejrut.
Protestuesit u tubuan në qendrën e kryeqytetit Bejrut dhe marshuan drejt pallatit të qeverisë, duke kërkuar që autoritetet të tërheqin taksën e re të propozuar mbi aplikacionin WhatsApp.
Raportohet se truproja e një zyrtari ka shkrepur të shtëna paralajmëruese në ajër pasi një grup protestuesish bllokuan një rrugë në Bejrut, ku po kalonte një autokolonë.
Ministri i Telekomunikacionit, Mohammad Choucair, mbrëmë vonë njoftoi se propozimi do të tërhiqet bazuar në kërkesën e kryeministrit Saad Hariri.
Hariri realizoi një bisedë telefonike me presidendin Michel Aoun dhe ata ranë dakord të takohen sot në pallatin presidencial.
Përderisa kriza ekonomike thellohet në Liban, protesta të ndryshme janë mbajtur në ndërkohë.
Më 3 shtatori, Hariri shpalli gjendje të jashtëzakonshme.
Libani është përballur me probleme ekonomike për shkak të valëve të refugjatëve sirianë pas shpërthimit të luftës civile në vitin 2011 në Siri.
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...