Liban, Hariri nuk dëshiron të formojë qeveri të re

17:29 | 26 Nëntor 2019
Arbresh.info

“Jo unë, por dikush tjetër të formojë një qeveri që përmbush aspiratat e burrave dhe grave të reja dhe praninë e veçantë të grave libaneze”, tha Hariri në një deklaratë.

Kryeministri në dorëheqje i Libanit, Saad Hariri sot tha se nuk dëshiron të formojë qeveri të re, transmeton Anadolu Agency (AA).

“Jo unë, por dikush tjetër të formojë një qeveri që përmbush aspiratat e burrave dhe grave të reja dhe praninë e veçantë të grave libaneze”, tha Hariri në një deklaratë.

Hariri i kërkoi presidentit Michel Aoun që menjëherë të thërret konsultime parlamentare për të ngarkuar me detyrë kryeministër të ri për formimin e kabinetit.

Libani që nga muaji i kaluar u përfshi nga protestat masive kundër planeve për rritjen e taksave, të cilat shpejtë u shndërruan në ankesa më të gjera.

Trazirat e detyruan Haririn të dorëhiqet, pa përparuar drejt arritjes së një marrëveshjeje për qeveri të re.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme