‘Transmetimi i rasteve të lisë së majmunit në vende ku sëmundja nuk është endemike, mund të ndalet’ është shprehur Maria Van Kerkhove, drejtuese e kërkimit mbi sëmundjet e reja të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
“Ne synojmë të ndalojmë transmetimin e virusit nga njeriu te njeriu dhe jemi në gjendje ta bëjmë këtë në vendet ku lija e majmunëve nuk është endemike. Jemi në një situatë ku mund të përdorim mjetet e shëndetit publik për të identifikuar herët rastet dhe për të adresuar izolimin e tyre. Infektimi, ndodh përmes kontaktit të ngushtë fizik, lëkurë me lëkurë’ shtoi Kerkhove duke zbuluar se shumica e rasteve të vëzhguara deri më tani nuk e kanë sëmundjen në formë të rëndë.
Identifikimi i hershëm dhe “izolimi i rasteve janë pjesë e masave të rekomanduara nga OBSH dhe ECDC”, tha Maria Van Kerkhove.
”Nuk është ende e qartë nëse virusi përgjegjës për linë e majmunit ka pësuar një mutacion: përgjigja mund të vijë vetëm nga analiza e sekuencës së tij gjenetike’ ka shpjeguar Rosamund Lewis, kreu i kërkimit të lisë së majmunëve nën programin e urgjencës të OBSH-së.
“Nuk është sëmundje homoseksuale” – “Disa raste të lisë së majmunit janë identifikuar në mesin e burrave që kryejnë marrëdhënie seksuale me burra, por kjo nuk është një sëmundje homoseksuale, siç disa njerëz janë përpjekur të etiketojnë në rrjetet sociale,” tha Andy Seale, konsulent strategjik për programet globale të OBSH-së për HIV , hepatiti dhe infeksionet seksualisht të transmetueshme./Syri/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...