Komisioni i BE inicioi hapa ligjorë kundër Hungarisë dhe Polonisë për shkak të diskriminimit ndaj jo-heteroseksualëve.
Komisioni tha se barazia dhe respektimi i dinjitetit dhe të drejtave të njeriut janë vlera themelore të BE-së, prandaj Brukseli do të përdorë të gjitha instrumentet në dispozicion për t’i mbrojtur këto vlera. Hapat ligjorë që inicioi Brukseli mund të çojnë edhe në ngritjen e një padie para Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian.
Ligji i diskutueshëm
Në rastin e Hungarisë hapat ligjorë lidhen konkretisht me një ligj i ri, i cili ndalon që botime në cilat përshkruhen marrëdhënie jo-heteroseksuale të bien në duart e fëmijëve. Po ashtu ky ligj ndalon edhe reklamat në të cilat homoseksualët ose transeksualët paraqiten si diçka normale. Shumë shtete të BE-së, Parlamenti i BE-së dhe Komisioni e shohin këtë ligj si diskriminues.
Megjithatë Hungaria i hedh poshtë pretendimet kundër ligjit. Nga këndvështrimi i qeverisë hungareze ai vetëm siguron që vetëm prindërit të mund të vendosin se si duan ta organizojnë edukimin seksual të fëmijëve të tyre.
Qëndrim i paqartë
Në rastin e Polonisë Komisioni beson se autoritetet polake nuk reaguan në mënyrë adekuate ndaj hetimit të tyre në të ashtuquajturat zona pa LGBTQ. Këto u krijuan nga disa rajone dhe komuna polake. Komisioni mendon se zonat pa LGBTQ janë diskriminuese dhe se Polonia me sa duket shkelë ligjin e BE./dw
Diaspora voton nga sot/ Haradinaj ka një mesazh për të
MPB me paralajmërim: Kujdes gjatë marrjes së thirrjeve telef...
SPAK kërkon konfiskim të pasurive të trafikuesve të drogës n...
Rohde shijon diellin në Prizren
Punonjës të strukturave paralele punojnë edhe nga shtëpia ed...
Presidenti Joe Biden bëhet stërgjysh