Google ADS

Lëvizjen e ambasadës amerikanë në Jerusalem, Hamasi e quan “agresion”

21:27 | 24 Shkurt 2018
Trina Galanxhi

Grupi i armatosur palestinez Hamasi i është përgjigjur njoftimit të SHBA-ve në lidhje me ambasadën e saj në Jerusalem gjatë muajit maj.

Grupi tha se ky veprim do të thotë “agresion i ri” dhe “provokim”, transmeton portali arbresh.info

“Zhvendosja e ambasadës së SHBA-ve në Jerusalem është një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe shkon kundër konventave ndërkombëtare”, tha në një deklaratë ëdhënësi i Hamasit Abdul-Latif al-Qanou.

Ambasada do të hapet në maj, e cila përkon me 70 vjetorin e eksodit të madh palestinez, pasi u përzunë nga shtëpitë e tyre përpara kapjes së shtetit nga Izraeli në vitin 1948.

“Kjo është një provokim i qartë i ndjenjave të kombeve islamike dhe arabe”, shtoi ai.

Ambasada e SHBA-ve në Jerusalem do të vendoset në një ndërtesë në Arnona, ku SHBA aktualisht ka Konsullatën e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme