Princi Philip i Britanisë së Madhe, i ka shkruar një letër një gruaje me të cilën pësoi aksident me veturë, duke thënë se “thellëisht ndihet keq”.
Duka i Edinburgut i ka uruar Emma Fairweather shërim të shpejtë, duke shtuar se ai është tronditur nga aksidenti. Ai shtoi se nuk e kishte parë veturën në të cilën ishte e lënduara, për shkak të diellit.
Automjeti i Dukës kishte rrëshqitur gjatë goditjes dhe ai u ndihmua nga një kalimtar i rastit me motoçikletë.
Fairweather, 46 vjeçare, që theu njërin krah nga aksidenti, e përshkruajti letrën si gjest të mirë nga princi.
Ajo para letrës ishte ankuar se nuk ka pasur interesim direkt nga princi Philip, por vetëm nga autoritetet.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...