Google ADS

Letra anti-semitike e Wagnerit do të shitet në Jerusalem

20:11 | 24 Prill 2018
Arbresh.info

Një letër e shkruar nga kompozitori i preferuar i Hitlerit, Richard Wagner ku paralajmëron ndikimin “gërryes” hebre në kulturë, pritet të hidhet në një ankand në Jerusalem.

Në letrën e prillit të vitit 1869, kompozitori anti-semitik i thotë filozofit francez Edouard Schure që francezët dinë shumë pak për hebrenjtë, transmeton portali arbresh.info.

Puna e Wagnerit përmban ide anti-semitike dhe misogjiniste si dhe ide të pastërtisë raciale.

Muzika e tij nuk është e ndaluar në Izrael, por nuk luhet asnjëherë për shkak të kundërshtisë së publikut.

Letra do të dalë në ankand në orën 19:00 të kohës lokale në shtëpinë e ankandit Kedem në Jerusalem me një çmim fillestar prej 5,000 dollarësh.

Në të, Wagner shkroi se asimilimi hebre në shoqërinë franceze nënkuptonte se ishte më e vështirë të shihje “ndikimin korruptues të frymës hebraike në kulturën moderne”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme