Një alarm gjithëkombëtar për sulme të mundshme ajrore u lëshua në Ukrainë më 14 nëntor, me autoritetet që i bënë thirrje qytetarëve të kërkojnë strehim.
“Ka rrezik për sulme raketore nëpër tërë Ukrainën. Avionët luftarakë MiG-31K, që i takojnë Forcës Ajrore të Rusisë, janë ngritur nga bazat e tyre ajrore”, tha Forca Ajrore e Ukrainës në një komunikatë.
Ajo nuk dha hollësi të tjera dhe e lashtoi deklaratën pasi një person u vra dhe një tjetër u plagos mëngjesin e 14 nëntorit në qytetin jugor të Ukrainës, Nikopol, në rajonin Dnipropetrovsk, i cili u sulmua nga tre dronë rusë.
“Një 72-vjeçar u plagos dhe u shtri në spital në gjendje relativisht të mirë. Fatkeqësisht, kemi një të vdekur. Ngushëllime familjarëve”, tha guvernatori rajonal. Serhiy Lysak, në Telegram.
Dnipropetrovsk është rajon që është goditur vazhdimisht nga sulmet ruse.
Ndërkohë, sot gjatë ditës, vendet e Bashkimit Evropian e kanë pranuar se mund të dështojnë ta furnizojnë Ukrainën me municionin që ia kishin premtuar për ta luftuar pushtimin rus dhe për ta çliruar territorin e vet të uzurpuar.
Në fillim të këtij viti, liderët e BE-së u zotuan se do t’ia dërgonin frontit të Ukrainës një milion copë municion deri në pranverë të vitit 2024. Kjo do të nënkuptonte rritje të jashtëzakonshme të prodhimit. Por, blloku i përbërë nga 27 vende, thotë tani se e ka të vështirë ta bëjë një gjë të tillë.
“Shifra një milion nuk do të arrihet, duhet ta hamendësojmë këtë”, tha ministri i Mbrojtjes i Gjermanisë, Boris Pistrius, para një takimi të ministrave të Mbrojtjes dhe të Jashtëm të Be-së në Bruksel.
Rreth 300.000 copë municion i janë dërguar asaj nga depot ekzistuese të BE-së deri më tani.
Ministri i Mbrojtjes i Letonisë, Andris Spruds, nguli këmbë se caku fillestar nuk duhet të merret si diçka e saktë.
“Epo, natyrisht, një milion copë janë simbolike. Mendoj se të rëndësishme janë aspirata dhe ambicia”, tha ai.
Në fushëbetejë, megjithatë, prania e municionit është gjëja e vetme që ka rëndësi.
Në luftën e Ukrainës me Rusinë, predhat e artilerisë 155mm luajnë rol vendimtar. Harxhimi i 6.000 deri në 7.000 predhave në ditë tregon për rëndësinë strategjike të tyre./rel
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...