Google ADS

Lëshimi i urdhër arrestit ndaj Putin, Moska nis “hakmarrjen”

16:33 | 18 Mars 2023
K.B

Një ditë pasi Gjykata Ndërkombëtare Penale e Hagës vendosi që të lëshojë një urdhër arresti ndërkombëtar për Vladimir Putin, si i përfshirë në krimet e lufte, Rusia ka ndërmarrë një ofensivë të re në Ukrainë.

Forca ajrore ukrainase bënë me dije Rusia ka kryer 16 sulme me dronë në orët e para të 18 marsit dhe se 11 dronë janë rrëzuar nga mbrojtja kundër-ajrore.

Në mesin e zonave të shënjestruara ka qenë kryeqyteti, Kievi dhe rajoni perëndimor i Lviv.

Serhiy Popko, udhëheqës i administratës ushtarake të Kievit, ka thënë se mbrojtja ajrore ukrainase ka rrëzuar të gjithë dronët që janë nisur drejt kryeqytetit ukrainas.

Ndërkohë që Maksym Kozytskiy, guvernatori i rajonit të Lvivit, tha se qyetti ishte shenjestër e 6 dronëve rusë, tre prej të cilëve janë rrëzuar./euronews

Të ngjashme