Google ADS

Lëndohet një pasagjer, aeroplani i linjës Lion-Stamboll bëri ulje emergjente në aerportin e Tiranës

17:34 | 22 Maj 2024
E.G

Një avion i linjës “Lion-Stamboll”, ka bërë ulje të detyruar në aeroportin “Nënë Tereza”, rreth orës 14:30 të së mërkurës.

Policia ka bërë të ditur se avioni është ulur në Rinas pasi një nga pasagjerët ka dëmtuar damarët e dorës me brisk, gjatë fluturimit me avion.

“Rreth orës 14:30, në aeroportin “Nënë Tereza”, ka bërë ulje të detyruar, avioni i linjës “Lion-Stamboll”, me të cilin udhëtonte shtetasi afgan M. N., 40 vjeç, pasi ky shtetas ka dëmtuar damarët e dorës me brisk (mjet rroje), gjatë fluturimit me avion.

40-vjeçari është transportuar në spital, ku po merr ndihmë mjekësore dhe aktualisht është në gjendje kritike për jetën”, njofton policia.

/rtsh.al/

Të ngjashme