Google ADS

Lëndohen dy gra me çekan në Francë

16:59 | 15 Shtator 2017
Arbresh.info

Një burrë duke bërtitur “Allahu Ekber” ka sulmuar disa persona me çekan në një qytet në lindje të Francës, raportojnë mediat vendëse.

Dy gra janë në  gjendje të rëndë pas sulmit që ndodhi rreth kohës së drekës, transmeton portali arbresh.info

444c95f200000578-4886906-image-a-1_1505458085781

Më herët gjatë ditës një person sulmoi një ushtar francez me thikë në metronë e Parisit, pasi kishte përmendur emrin e Allahut.

Viktima e parë u sulmua në mesditë, ndërsa të tjerët rreth 15 minuta më vonë në një lokacion në afërsi, raporton Le Journal.

Sulmuesi u arrit të kapej nga policia e armatosur.

Sot gjithashtu gjatë ditës shpërtheu një bombë në metronë e Londrës, ku mbetën të lënduar disa persona./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme