Lëkundje të forta tërmeti në Greqi dhe Turqi, qytetarët e tmerruar “pushtojnë” rrugët

20:52 | 31 Gusht 2022
Trina Galanxhi

Një seri tërmetesh kanë goditur gjatë orës së fundit zonën mes ishujve grekë dhe tokës turke duke shkaktuar panik te qytetarët si edhe dëme te vogla materiale. Goditja më e fuqishme ishte me magnitudë 5.1 të shkallës Rihter, në zonën detare, vetëm pak kilometra në jug të ishullit Mitilini.

Ishulli në fjalë është përballë Kusadasit dhe Izmirit në Turqi dhe lëkundjet janë ndjerë të forta edhe atje.

Ndërkohë, një goditje tjetër ishte me magnitudë 4.7 të shkallës Rihter në të njëjtën zonë.

Autoritetet raportojnë vetëm dëme të vogla material si në Greqi ashtu edhe në Turqi, ndërsa paralajmërojnë për goditje të tjera gjatë orëve në vijim.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme