Presidenti rus, Vladimir Putin, vazhdon të shënojë rënie në sondazhe, ndërsa nga ana tjetër kryeministri Medvedev po pëlqehet gjithnjë e më shumë nga rusët.
Mbështetja e rusëve për presidentin Vladimir Putin ka zbritur në 66 për qind, katër pikë më pak që nga muaji Gusht, dhe 16 pikë më pak që nga muaji Prill i këtij viti. Ky është niveli më i ulët që nga viti 2013, i cili në 2014 arriti 87 për qind të mbështetjes pas aneksimit të Krimesë.
Të dhënat janë publikuar nga një sondazh i “Levada” që konfirmon tendencën për rënie të vazhdueshme të mbështetjes ndaj liderit të Kremlinit.
Një nga arsyet kryesore të pakënaqësisë ndaj tij është distancimi që ka bërë nga reformat në pensione.
Përqindja e rusëve që kanë shprehur pakënaqësi për vendimet e Putin është dyfishuar nga muaji Prill duke kaluar nga 17 në 33 për qind.
Në një sondazh tjetër të publikuar nga instituti rus i pavarur kërkimeve në fillim të këtij muaji, vetëm 39 për qind e rusëve zgjidhnin Putin si politikanin më të besueshëm.
Por dhe pse reformave e pensioneve mbrohet pikërisht nga kryeministri Medvedev, ky i fundit vazhdon të ngjitet në sondazhe.
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë prej...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
“Krishtlindja këtë vit nisi me një mrekulli të vogël”, Rama ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona