Një meteor kaloi mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork përpara se të shpërbëhej rreth 46 km mbi qendrën e qytetit të Manhatanit të martën në mëngjes.
“Meteori, duke udhëtuar me 54717 km/orë, ndoqi një trajektore të pjerrët dhe kaloi mbi Statujën e Lirisë dhe u shpërbë 46 km mbi Midtoën Manhattan”, thuhet në një postim të NASA-s në Facebook.
Sipas NASA-s banorët raportuan se ndjenë një dridhje dhe dëgjuan një shpërthim të fortë si pasojë e meteorit që kaloi mbi Nju Jork.
Në të njëjtën kohë njujorkezët raportuan se kishin parë një top flake që përshkoi qiellin dhe ndjenë se toka u tund pak nën këmbët e tyre.
Shoqata Meteorologjike Amerikane tha se shumë dëshmitarë okularë raportuan se panë dritë jeshile, të verdhë dhe të bardhë në qiell për rreth 30 sekonda, para se meteori të shpërbëhej në tre pjesë.
NASA vlerëson se “rruzulli i ndritshëm i dritës” u vu re fillimisht rreth 64 km mbi Gjirin e Epërm të Nju Jorkut, aty ku ndodhet Statuja e Lirisë.
Nuk ka raportime për dëme apo të lënduar në lidhje me ngjarjen, ndërsa sa i përket lëkundjes së raportuar, ekspertët nuk besojnë se ka lidhje me meteorin apo ndonjë fenomen tjetër natyror.
Qendra Kombëtare e Informacionit për Tërmetet e Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së konfirmoi se kishte marrë raporte për lëkundje në verilindje të Nju Xhersit dhe Staten Island, por përjashtoi mundësinë e një tërmeti./abcnews/
Maresca arsyeton barazimin ndaj Evertonit
Protestë masive në Beograd kundër Vuçiqit dhe qeverisë së ti...
Salah thyen një tjetër rekord në Premier League
Aeroplani bie në qendër të qytetit Gramado në Brazil, 10 per...
Real Madridi shënon fitore të madhe ndaj Sevillës, ngritët n...
Ftohtë dhe reshje borë, parashikimi i motit për pesë ditët e...