Asambleja Kombëtare e Ekuadorit të martën kundërshtoi dhe shkarkoi ministren e Brendshme, Maria Paula Romo për lejimin e ndërhyrjes së ashpër të policisë kundër mijëra protestuesve anti-qeveritarë në tetor të vitit të kaluar, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave vendore, deputetët e Asamblesë Kombëtare miratuan mocionin me 104 vota “pro”, 18 vota “kundër” dhe 12 abstenime.
Duke folur për vendimin, Romo tha: “Unë e përmbusha detyrën time për të ruajtur sigurinë dhe paqen e qytetarëve, brenda përgjegjësive ligjore dhe kushtetuese”.
Ajo u akuzua për lejimin e policisë për të përdorur bombola të skaduara me gaz lotsjellës që rrezikuan jetën e njerëzve gjatë 11 ditëve të protestave anti-qeveritare në Quito, mbi heqjen e subvencioneve të karburantit më 16 tetor të vitit 2019 nga administrata e presidentit Lenin Moreno dhe politikave të tjera ekonomike për të marrë hua nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Të dhënat nga Ombudsmani i Ekuadorit treguan se përdorimi i tepruar i forcës policore shkaktoi të paktën 11 vdekje dhe la 1.340 persona të plagosur.
Mbi 1.200 persona u arrestuan, përfshirë 57 shtetas të huaj.
Gazetari Vullnet Krasniqi, e pranon në Big Brother VIP Kosov...
Të shtëna në Bulqizë, atentat ndaj një personi që po dilte n...
Arsenali po synon shkëmbimin e lojtarëve me Milanin për ta m...
Zelensky: Ushtarët e Koresë së Veriut po dërgohen në betejë ...
Gjendet pa shenja jete një 27 vjeçare në Zhur të Prizrenit
Vëllai i Madh me ofertë për Laurentin dhe Fitimin, njërin do...