Ylli i dikurshëm i kriketit Imran Khan është zgjedhur kryeministër në Pakistan gjatë votimit në Kuvendin e vendit.
Partia e tij PTI fitoi më së shumti ulëse në zgjedhjet e korrikut, duke e bërë kështu Khanin kryeministër me ndihmën e partive të vogla, më shumë se dy dekada pas hyrjes së tij në politikë, transmeton portali arbresh.info.
Ai do të betohet të shtunën.
Khan, 65 vjeçar, do të trashëgojë vendin me krizë në rritje ekonomike dhe është zotuar të krijojë një “Pakistan të ri”.
Ylli karizmatik i sporteve, që ishte kapiten i Pakistanit në fitoren e Kupës së Botës më 1992, ka hequr prej kohës imazhin prej plejboji dhe tani e paraqet veten si populist, fanatik dhe reformator anti-varfëri.
Ai ka udhëhequr një fushatë anti-korrupsion që ka thënë se do të përmirësojë jetët e të varfërve të shtetit me një “sistem islamik të mirëqenies”./Arbresh.info/
Serat me kanabis në Berat, SPAK çon për gjykim 17 persona
Kurti dhe Rizvanolli morën pjesë në ceremoninë e nënshkrimit...
Shkon në gjashtë numri i viktimave nga sulmi në Magdeburg
Elshani: Policia në veri me plan operativ gjatë festave
Më 11 janar nis zyrtarisht fushata zgjedhore
Në Rripin e Gazës, 49 persona humbën jetën në 24 orë