Dennis Rodman beson që është pjesërisht përgjegjës për zbutjen e tensioneve mes të presidentit Donald Trump dhe liderit veri-korean Kim Jong-un.
Rodman i tha TMZ që ndjen sikur Kim kishte një ‘ndryshim ndjenjash’ sa i përket asaj se si ndihet për Trumpin dhe SHBA-të, transmeton portali arbresh.info.
Legjenda e basketbollit pretendon që kur shkoi të vizitonte Korenë e Veriut në qershor të 2017-ës, ai i dha Kimit libra për Trumpin dhe Amerikën.
“Kam bërë shumë gjëra për Donald Trumpin. Mendoj që ai (Kim) nuk e dinte kush ishte Donald Trump atë kohë derisa nisi të lexojë librat dhe të kuptojë më shumë”, tha Rodman për TMZ.
Por Rodman, i cili tha muajin e kaluar se ka shpresa të mëdha për samitin provues midis SHBA-ve dhe Koresë së Veriut, thotë se ai nuk e merr përgjegjësinë e plotë për të sjellë paqe mes dy udhëheqësve.
Ai gjithashtu pohoi se krerët e Koresë së Veriut i kërkuan atij të fliste me Trumpin për të parë se si mund t’i zgjidhnin gjërat./Arbresh.info/
Gresa nuk i beson arsyetimit të Drilonit në raport me deklar...
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Ministrat e G7-ës takohen në Itali për të diskutuar për konf...
Sulmuesi kosovar po shkëlqen në Rumani
Vendoset gurthemeli i nënstacionit të Policisë së Kosovës në...
“Luks apo nevojë?” – Presidentja Osmani e hap ku...