Kandidatja presidenciale franceze e ekstremit të djathtë Marine Le Pen, ka deklaruar se nëse e fiton postin e Presidentes, do të mbajë afër Rusinë, për të siguruar që Moska të mos krijojë aleancë me Pekinin.
Le Pen, e cila përballet me një balotazh të raundit të dytë me Presidentin aktual, Emmanuel Macron, argumenton se ajo është në anën e Ukrainës në luftë, sepse ajo është një mbështetëse e sovranitetit kombëtar. Megjithatë, ajo ka qenë një admiruese e gjatë e presidentit rus Vladimir Putin dhe ka marrë kredi partiake nga një bankë ruse, shkruan Politico, transmeton portal arbresh.info
“Do të jetë e nevojshme diplomatikisht, kur të përfundojë lufta, kur të nënshkruhet një traktat paqeje, të përpiqemi të shmangim këtë lidhje që rrezikon të jetë rreziku më i madh i shekullit të 21-të për ne”, tha Le Pen në një intervistë për radion publike franceze.
“Imagjinoni … nëse e lëmë prodhuesin e parë të lëndëve të para në botë, që është Rusia, të krijojë aleancë me fabrikën më të madhe në botë, që është Kina. Unë mendoj se kjo përbën rrezik”, tha Le Pen.
Le Pen prej kohësh ka shfaqur dëshirën e saj që Franca dhe Europa të krijojnë raporte më të mira me Rusinë e Putinit.
Në vitin 2011, ajo i tha të përditshmes ruse Kommersant se Franca dhe Rusia kanë “interesa të përbashkëta civilizuese dhe strategjike” dhe tha se ajo dëshiron që Franca të largohet nga struktura e integruar komanduese e NATO-s.
Le Pen dhe tre ish-deputetë të Frontit Kombëtar të Parlamentit Europian, duke përfshirë edhe babain e saj Jean-Marie Le Pen, po përballen me një hetim për keqpërdorim të fondeve publike të BE-së./arbresh.info/
Kurti vizitoi repartin e rinovuar të Hemodializës në spitali...
Hiqet flamuri i Serbisë nga një intitucion paralel në veri
Aksident mes tri veturave dhe kamionit në qendër të Prishtin...
Rashford e bën prioritet transferimin te gjiganti evropian, ...
Mbi 3 mijë pjesëtarë të policisë iu nënshtruan kontrolleve s...
Çedomir Aksiq dënohet në mungesë me 15 vjet burgim për krime...