Le Pen urdhërohet të bëjë vlerësimin psikiatrik

10:05 | 21 Shtator 2018
Arbresh.info

Politikania e ekstremit të djathtë Marine Le Pen është urdhëruar nga gjykata për të bërë vlerësimin psikiatrik për shkak të fotografive që kishte postuar për ISIS-in.

Sipas dokumenteve të gjykatës, testet psikologjike duhet të kryhen sa më parë për të kuptuar nëse ajo është e aftë të kuptojë komentet dhe t’u përgjigjet pyetjeve, transmeton portali arbresh.info.

Le Pen e ka quajtur urdhrin e gjykatës një çmenduri.

Le Pen, e cila i humbi zgjedhjet presidenciale ndaj Emmanuel Macron në votimin e vitit të kaluar, shpërndau në Twitter në dhjetor 2015, disa javë pasi anëtarët e ISIL vranë 130 vetë në sulmet në Paris./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme