Udhëheqësja e Frontit Nacional Marine Le Pen u ka bërë thirrje autoriteteve të ndalojnë dhënien e vizave për algjerianët dhe t’u kufizohet dërgimi i parave të emigrantëve në vendin e tyre, sipas të përditshmes algjeriane Echorouk el-Yawmi.
Komentet e Le Pen ishin si përgjigje ndaj refuzimit të Algjerisë për të pranuar Djemal Beghal, një ish shtetas francez me origjinë algjeriane që kishte në mentor dy persona të dënuar për krime që kanë të bëjnë me terrorizëm, transmeton portali arbresh.info.
Beghal do të lirohet nga burgu francez nga fundi i këtij viti.
Le Pen tha se ishte shqetësuese që Franca nuk ishte në gjendje të detyronte Algjerinë për të marrë një nga qytetarët e saj.
“Kjo është një çështje shqetësuese për shkallën e ndikimit francez … dhe humbjen e fuqisë së vendimit francez dhe besueshmërisë së saj ndërkombëtare,” tha ajo./Arbresh.info/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...