Google ADS

Le Pen thotë se francezët për dy vite do të kenë franga, dhe jo euro në xhep

20:24 | 2 Maj 2017
Trina Galanxhi

Marine Le Pen thotë se francëzët brenda dy viteve do të fillojnë të përdorin vlerën monetare frang, dhe jo euro.

Në një intervistë për Reuters, ajo ka thënë se ‘objektivi i saj është që të transformohet monedha e vetme e BE-së’, transmeton portali arbresh.info.

Le Pen ka shtuar se ‘secili vend duhet të ketë vlerën e vet monetare’.

Ajo ka shtuar se euro i ka sjell dëm të madh ekonomisë franceze, e cila ishte e treta pas Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe.

“Një monedhë e re kombëtare do të mbronte kursimet e popullit francez”, ka shtuar ajo./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme