Google ADS

Le Pen refuzon të vendosë shaminë për të takuar Myftiun e Libanit

10:23 | 21 Shkurt 2017
Arbresh.info

Kandidatja presidenciale e ekstremit të djathtë Marine Le Pen ka anuluar një takim me Myftiun e Libanit pasi refuzoi të vendosë shami për takimin.

“Mund t’ia përcjellësh respektin tim Myftiut, por nuk do të mbulohem”, ka thënë Le Pen për gazetarët, transmeton portali arbresh.info.

Zyra për informim e Myftiut ka thënë që këshilltarët e Le Pen ishin të njoftuar paraprakisht me kërkesën për mbulimin e kokës.

Le Pen është në vizitë në Liban, po përpiqet të forcojë kredencialet e saj presidenciale.

Sipas sondazheve Le Pen pritet të marrë pikë më së shumti në raundin e parë në prill, por do të humb në balotazh në muajin maj./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme