Marine Le Pen e “Tubimit Kombëtar” sapo ka ofruar reagimin e saj ndaj sondazhit exit-pollit që e vendos partinë e saj në vendin e tretë në zgjedhjet në Francë.
“Fitorja jonë thjesht është vonuar,” tha ajo për TF1 TV, duke shtuar se “i sheh farat e fitores së nesërme në rezultatin e sotëm”, shkruan SkyNews transmeton Arbresh.info.
Më pas, ajo kundërshtoi presidentin në detyrë, Emmanuel Macron, duke thënë se ai është në një pozicion “të paqëndrueshëm”.
Le Pen ka kandiduar për presidencën tre herë – pa sukses – por shpresonte të shihte partinë e saj të arrijë një shumicë parlamentare sonte.
Emri i saj u brohorit nga mbështetësit e saj ndërsa ajo u largua nga selia e RN në Paris.
Lexo edhe:
Koalicioni majtist prin befas në zgjedhjet në Francë, partia e Macron e dyta, Le Pen e fundit
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...