Liderja e Partisë radikale të krahut të djathtë në Francë, Fronti Kombëtar, Marine Le Pen, ka thënë se Franca nuk ka rol në gjenocidin e hebrenjve të Parisit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në një dalje televizive në LCI, Le Pen, ka thënë: “Mendoj që për dërgimin e hebrenjve të Parisit në Gjermani, nuk është përgjegjës Franca. Nëse do të flas në përgjithësi dua të them që përgjegjës për këtë ishin personat të cilët atëherë kanë qenë në qeveri dhe jo Franca”.
Ndërsa kundërshtari i Le Pen, lideri i lëvizjes En Marche (marshim), Emmanuel Macron, përmes një deklarate në televizionin BFMTV, ka thënë se deklarata e Le Pen është një “gabim serioz”.
Nga ana tjetër në lidhje me këtë çështje, një deklaratë është bërë edhe nga një organizatë e hebrenjve, CRIF, e cila ka thënë se deklaratat e Le Pen nuk janë gjë tjetër vetëm se “poshtërim i Francës”.
Ish presidenti i Francës, Jacques Chirac dhe ai aktual François Hollande, kanë kërkuar falje nga hebrenjtë për ngjarjet e vitit 1942 ku policia franceze mblodhi 13 mijë hebrenj dhe i dërgoi ato në Gjermani me kërkesë të nazistëve.
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...