Liderja e ekstremit të djathtë në Francë, Marine Le Pen, ka marrë një kredi prej 10.6 milionë eurosh nga një bankë hungareze.
Sipas Bloomberg, kredia është marrë me qëllimin për të financuar fushatën presidenciale, transmeton portal arbresh.info
Lajmi u bë i ditur pasi Le Pen tha se kishte probleme me marrjen e kredive në bankat franceze.
Në fillim të kësaj jave, një zyrtar i lartë i partisë, Jordan Bardella, i tha AFP se kishte një kredi në një bankë europiane, pa dhënë detaje se në cilin vend.
Tani është zbuluar se kredia është marrë nga një bankë hungareze, emri i së cilës nuk është bërë i ditur.
Marine Le Pen udhëtoi drejt Budapestit në tetor të vitit të kaluar.
Vlerësohet se 10.6 milionë euro do të jenë një nxitje e rëndësishme për Marin Le Pen, së cilës iu desh të drejtonte një fushatë modeste zgjedhore, sepse fondet e partisë janë të kufizuara dhe bankat franceze nuk janë të gatshme t’i japin para.
Në Francë, fushata zgjedhore mund të financohet nga kuotat e anëtarësimit dhe donacionet e individëve deri në 4600 euro për donator dhe për zgjedhje, duke i bërë kreditë një burim kyç financimi.
Në vitin 2021, ajo paralajmëroi presidentin francez Emmanuel Macron për vështirësitë me të cilat përballen disa kandidatë, përfshirë Eric Zemmour dhe Jean-Luc Melenchon, në marrjen e kredive bankare./arbresh.info/
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...