Le Pen: Demokracia ka folur, kampi i Macronit po fshihet

21:24 | 30 Qershor 2024
E.G

Marine Le Pen e Natoinal Rally sapo u është drejtuar mbështetësve brohoritës në zonën e saj veriore të Henin-Beaumont.

“Demokracia ka folur dhe francezët kanë vënë RN dhe aleatët e saj në krye, duke fshirë praktikisht kampin e Macron”, thotë ajo, raporton BBC, përkthen Arbresh.info.

Ajo shton se njerëzit në mënyrë të qartë duan të “kthejnë faqen pas shtatë vitesh sundimi përbuzës dhe gërryes” dhe u kërkon njerëzve që të votojnë përsëri për RN të dielën e ardhshme në raundin e dytë.

“Ne kemi nevojë për një shumicë absolute në mënyrë që [udhëheqësi i RN] Jordan Bardella të mund të emërohet kryeministër brenda një jave”, shton ajo.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme