Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergei Lavrov, ka thënë sot se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë duke bërë përpjekje që të rishikojnë Marrëveshjen e Brukselit, në pjesën në të cilën flitet konkretisht për Bashkësinë e Komunave Serbe.
Sipas tij një gjë të tillë Washingtoni po e bënë për të tërhequr Kosovën drejt anëtarsimit në NATO dhe për ruajtjen e bazës ushtarake në Kosovë.
Derisa ka folur për këtë çështje, Lavrov ka rikujtuar faktin se vite më parë ësht nënshkruar marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe, që garanton të drejtat e serbëve.
“Ky komuniteti nuk ka një territor kompakt. Është veriu, territoret janë shumë pranë njëra tjetrës dhe atje ka enklava, të cilat janë pjesë e komunitetit. Ky komunitet ka flamurin, himnin dhe stemën e vet. Por një marrëveshje e tillë ka mbetur në letër për katër vjet”, ka thënë Lavrov.
Dhe sipas tij tashmë kanë filluar përpjekjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që në çfarëdo forme kërkojnë rishikimin e marrëveshjes për Asociacionin.
“Tashmë përpjekjet janë në zhvillim e sipër. SHBA’ja dëshiron të kryej rishikimin e asaj marrëveshje në çfarëdo forme, me qëllimin që të krijojë një situatë për të integruar Kosovën drejt NATO’së, së bashku me bazën më të madhe ushtarake në Evropë, Bondsteel’, ka thënë Lavrov.
Tutje ai ka thënë se SHBA’ja bashkë me disa prej partnerëve në Evropë dëshirojnë që ta anëtarësojnë edhe Bosnje e Hercegovinën në NATO./GazetaExpress
Dianës i vjen motra në shtëpi, i thotë të dal nga shtëpia se...
Sjelljet e Xhenetës në shtëpi – Vëllai i Madh e çon automati...
Nesër Forumi i Rinisë i LDK-së dorëzon kallëzim penal në Pro...
Pllaka më e vjetër prej guri e mbishkruar me Urdhërimet e Bi...
Muriqi: I ka munguar Kosovës një lojtar si Jashari
Countryman: Zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit është kyç