Google ADS

Lavrov: Rusia po përballet me një “luftë totale” nga Perëndimi

14:45 | 25 Mars 2022
arbresh.info

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Rusia po përballet me një luftë totale të shpallur nga Perëndimi.

Në një takim të premten, Lavrov tha se “për ne është shpallur një luftë e vërtetë hibride, një luftë totale”. Ai shtoi se qëllimi ishte “shkatërrimi, thyerja, mbytja e ekonomisë ruse dhe Rusisë në tërësi”.

Gjatë muajit të parë të pushtimit të Ukrainës, të cilin Rusia e përshkruan si “operacion special ushtarak”, Perëndimi prezantoi masa të ashpra që synonin ekonominë dhe sistemin financiar rus, si dhe presidentin Vladimir Putin dhe oligarkët rusë.

Pavarësisht kësaj, Lavrov tha se Rusia nuk është e izoluar.

“Ne kemi shumë miq, aleatë, partnerë në botë, një numër të madh shoqatash, nëpërmjet së cilave Rusia bashkëpunon me vendet në të gjitha kontinentet dhe ne do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, tha Lavrov.

Ai shtoi se shumica dërrmuese e vendeve nuk do t’i bashkohen politikës perëndimore të sanksioneve kundër Rusisë. /REL/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme