Që kur ushtria ruse sulmoi Ukrainën gati katër muaj më parë, mijëra civilë janë vrarë dhe qytete të tëra janë kthyer në gërmadha, ndërsa miliona ukrainas janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Por, ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, për gazetarin e BBC-së tha se gjërat nuk janë ashtu sikurse duken, transmeton portal arbresh.info
“Ne nuk e pushtuam Ukrainën,” pohoi ai.
“Ne shpallëm një operacion special ushtarak sepse nuk kishim absolutisht asnjë mënyrë tjetër për t’i shpjeguar Perëndimit se zvarritja e Ukrainës në NATO ishte një akt kriminal”, tha ai.
Që kur Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt, Lavrov ka dhënë vetëm disa intervista për mediat perëndimore.
Ai përsëriti linjën zyrtare të Kremlinit se kishte nazistë në Ukrainë.
Lavrov shkaktoi bujë kohët e fundit kur u përpoq të justifikonte sharjen naziste në lidhje me presidentin e Ukrainës, i cili është hebre, duke bërë pretendimin qesharak se Adolf Hitleri kishte “gjak hebre”.
Gazetari i BBC-së atij një raport zyrtar të Kombeve të Bashkuara për fshatin ukrainas Yahidne, në rajonin Chernihiv, i cili thotë se “360 banorë, përfshirë 74 fëmijë dhe pesë persona me aftësi të kufizuara, u detyruan nga forcat e armatosura ruse të qëndrojnë për 28 ditë në bodrumin e një shkollë, ku nuk kishte tualete, ujë…dhe ku 10 të moshuar ndërruan jetë”.
“Është një keqardhje e madhe”, tha Lavrov, “por diplomatët ndërkombëtarë, duke përfshirë Komisionerin e Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së dhe përfaqësues të tjerë të OKB-së, po vihen nën presion nga Perëndimi. Dhe shumë shpesh ata janë duke u përdorur për të përforcuar lajmet e rreme të përhapura nga Perëndimi”.
“Rusia nuk është e pastër. Rusia është ajo që është. Dhe ne nuk kemi turp të tregojmë se kush jemi”, shtoi ai.
Lavrov, 72 vjeç, ka përfaqësuar Rusinë në skenën ndërkombëtare për 18 vitet e fundit, por së fundmi ai dhe vajza e tij janë sanksionuar nga Perëndimi.
SHBA e ka akuzuar atë për ndjekjen e një narrative të rreme të Ukrainës si agresore dhe për përgjegjësinë e drejtpërdrejtë për pushtimin e Rusisë si anëtare e Këshillit të Sigurimit të saj./arbresh.info/
OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza
Hovenier për zgjedhjet në SHBA: Cilido që të jetë rezultati,...
Siguria në Kosovë, temë e diskutimit mes komandantit të KFOR...
Xhorxhia, qarku kryesor Gwinnett numëron votat e hershme
Zonja Meri ka një shpjegim epik pse Trumpi do ta mposhtë Har...
A do të ketë zgjedhje të parakohshme në Maqedoninë e Veriut?