Google ADS

Lavrov: Rusia e gatshme të ndaloj bashkëpunimin me BE

10:26 | 12 Shkurt 2021
Arbresh.info

Rusia thotë që mund të ndaloj bashkëpunimin me BE-në nëse vazhdon me sanksione për burgimin e Alexeiu Navalny.

Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov tha të premten që Rusia është e gatshme të ndaloj marrëdhëniet me Bashkimin Evropian nëse vazhdohet me sanksionet e planifikuara.

Sergey u pyet: “A jemi nisur për një ndarje nga BE?” në një intervistë të publikuar në kanalin Telegram dhe të shpërndarë nga Ministria e Jashtme.

Ai u përgjigj që Rusia është e gatshme ta bëjë këtë në rast se imponohen sanksione në pjesë të cilat krijojnë rrezik për ekonominë ruse.

“Ne vazhdojmë nga fakti që jemi gati për këtë (ndalimin e bashkëpunimit). Në rast se shohim përsëri imponime të sanksioneve në disa sektor që krijojnë rrezik për ekonominë tonë, duke përfshirë sferat më të ndjeshme,” tha Lavrov.

“Ne nuk duam të izolohemi nga jeta globale, por ne duhet të jemi gati për këtë. Nëse doni paçe atëherë përgatituni për luftë,” tha ai.

Intervista e plotë pritet të lëshohet gjatë ditës së premte, transmeton arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme